34.208 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
3 persona kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit në Kosovë në 24 orët e fundit. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1,593 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se sot janë shëruar 2.433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.777.085 doza të vaksinës.
Deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kosova javëve të fundit ka shënuar rritje të numrit të infektimeve me virusin vdekjeprurës.
Për shkak të rritjes së rasteve pozitive, qeveria vendosi masat antiCOVID-19, të cilat kanë hyrë në fuqi me 22 janar. Masat do të vazhdojnë të jenë në fuqi deri më 4 shkurt.
Aktualisht në Kosovë janë 34 mijë e 208 raste aktive me COVID-19. Numri më i lartë i rasteve pozitive është në Komunën e Prishtinës.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta