36 rekrutë të rinj nga radhët e komuniteteve jo shumicë i bashkohen FSK

10 Prill 2026 | 12:51

Forca e Sigurisë e Kosovës, ka njoftuar se në një ceremoni solemne të organizuar sot në ambientet e kazermës “Skënderbeu” në Ferizaj, janë certifikuar 36 rekrutë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, të cilët nga sot i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës si ushtarë të saj.

Në këtë ceremoni, siç u tha, u certifikuan, rekrutë nga komunitetet turk, ashkali, boshnjak, rom dhe egjiptian, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të FSK-së për ndërtimin e një force gjithëpërfshirëse, profesionale dhe shumetnike.

“Gjatë trajnimit të tyre, rekrutët kanë përfituar njohuri dhe aftësi themelore ushtarake, duke u përgatitur për të kontribuar në realizimin e misionit të FSK-së në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shkruhet në postimin e FSK-së në Facebook.

Në ceremoni, përveç udhëheqësve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, të pranishëm ishin edhe familjarë të rekrutëve, si dhe mysafirë të ftuar, të cilët ndanë këtë moment të rëndësishëm me të diplomuarit.

“Certifikimi i këtyre rekrutëve përfaqëson një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre profesional dhe njëkohësisht kontribuon në forcimin e kapaciteteve të FSK-së si një institucion modern, gjithëpërfshirës dhe në shërbim të vendit”, thotë FSK.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026