4 persona gjenden të vdekur pranë një hoteli në Kankun

4 Prill 2023 | 16:17

Katër persona u gjetën të vdekur të hënën pranë një hoteli në Kankun, sipas zyrtarëve meksikanë.

Prokurori i Përgjithshëm i shtetit të Quintana Roo bëri me dije se deri tani 2 persona janë arrestuar si autorë të dyshuar.

Ai tha se dyshohet se janë të angazhuar në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, duke shtuar se pamjet nga kamerat lokale të sigurisë dhe puna e përbashkët e autoriteteve lokale ndihmuan në arrestimin e tyre.

Të gjithë të vdekurit janë meksikanë.

Prokuroria konfirmoi më herët të hënën se tre persona ishin gjetur të vdekur dhe një hetim ishte hapur. Më vonë, zyra tha se gjetën një trup të katërt.

Në vitin 2021, qeveria meksikane tha se Garda Kombëtare do të vendoset në Kankun dhe zonën përreth tij pas një rritje të dhunës atje të lidhur me krimin e organizuar, raportoi Reuters.

Ka pasur një sërë incidentesh të dhunshme rreth zonës bregdetare të Karaibeve. Në fillim të vitit 2022, dy persona vdiqën pas të shtënave në një hotel në Playa del Carmen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026