4 policë të arrestuar, 26 në prokurori, AMP: 400 ankesa për punën e policisë

6 Shtator 2022 | 16:10

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar 4 policë gjatë muajit gusht për abuzime. Në raportin e publikuar për muajin gusht, kjo agjenci thotë se janë dërguar në prokurori 26 oficerë të Policisë së Shtetit dhe punonjës të gardës për shkelje të ndryshme ligjore gjatë ushtrimit të detyrës.

Gjatë muajit gusht janë më shumë se 400 telefonata dhe ankesa të qytetarëve për punën e punonjësve të policisë.

Policia e rendit dhe sigurisë publike si dhe policia rrugore, janë dy drejtoritë për të cilat qytetarët kanë pasur më shumë ankesa.

Gjatë këtyre 8 muajve Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka çuar në prokurori për t’u hetuar 243 efektivë të sektorëve të ndryshëm në të gjithë vendin. Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar me masa sigurimi dhënë nga gjykata, 61 punonjës policie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026