4 të vdekur pas një shpërthimi në një stacion treni në Ukrainë

24 Tetor 2025 | 14:40

Një person ka shpërthyer një pajisje plasëse në një stacion treni në veri të Ukrainës, duke vrarë veten dhe tre të tjerë, thanë zyrtarët.

Tre gra – një roje kufitare dhe dy civile – u vranë gjatë shpërthimit që ndodhi gjatë kontrollit të dokumenteve në një platformë pranë një treni, thanë rojet kufitare ukrainase përmes një deklarate.

“Shpërthimi u krye nga një burrë gjatë kontrollit të dokumenteve në një zonë kufitare në stacionin hekurudhor Ovruç”, në rajonin e Zhitomirit, thanë rojet kufitare ukrainase.

Personi që kreu shpërthimin, 23 vjeç, vdiq nga plagët e marra teksa po trajtohej në një autoambulancë, thanë autoritetet.

Mediat ukrainase raportuan se ai shpërtheu një granatë, por nga Ministria e Brendshme e Ukrainës nuk kanë konfirmuar se çfarë lloj pajisje plasëse u përdor.

Shërbimi i rojeve kufitare ukrainase tha se personi që dyshohet se e kreu shpërthimin “së voni ishte arrestuar për shkak se kishte tentuar të shkelte kufirin shtetëror në pjesën perëndimore” të Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën

Masat e reja për të financuar ushtarakisht Ukrainën, përmes një kredie prej 90 miliardë eurosh, pritet të shpallen nga Presidentja e Komisionit Ursula von der...
10:41 | 15/07/2026

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026