40 persona vdiqën nga zjarri, arrestohet pronari i lokalit në Crans Montana

9 Janar 2026 | 16:19

Arrestimi i pronarit të barit Crans-Montana, Jacques Moretti, pasi u konsiderua se rrezikonte të largohej jashtë vendit, u kërkua nga prokurori i qytetit të Sionit, pas një seance të gjerë dëgjimore të premten në mëngjes. Ky vendim pritet të konfirmohet nga gjykata kompetente e Valais.

Në ditët pas zjarrit vdekjeprurës në barin Le Constellation ditën e Vitit të Ri, zyra e prokurorit të Valais fillimisht kishte përjashtuar mundësinë e një arrestimi, duke përmendur faktin se nuk kishte rrezik arratisjeje për Jacques Moretti dhe gruan e tij. Megjithatë, zhvillimi i ri tregon se situata ka ndryshuar dhe ndalimi u konsiderua i nevojshëm.

Ndërsa po largohej nga zyra e prokurorit, gruaja e Morettit, Jessica, foli me gazetarët e përlotur, duke u kërkuar falje familjeve të viktimave. “Mendimet e mia janë me viktimat dhe njerëzit që po përpiqen të shërohen. Është një tragjedi e paimagjinueshme. Nuk mund ta imagjinonim kurrë këtë. Ndodhi në lokalin tonë dhe dua të kërkoj falje”, tha ajo

Më herët sot, Jaques dhe Jessica Moretti të cilët u arrestuan nga prokurorët zviceranë pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, po hetohen nën dyshimin për krime, përfshirë vrasjen e paqëllimshme, ndërsa familjet e viktimave kanë ngritur padi te prokurorët zviceranë për zjarrin në  barin Le Constellation.

Çifti ka shprehur keqardhjen e tyre për zjarrin dhe tha se do të bashkëpunojnë plotësisht me hetimin.

Të paktën 40 persona vdiqën në zjarr dhe 116 u plagosën, shumë prej tyre rëndë.

“Jemi të shkatërruar, mendimet tona janë vazhdimisht me viktimat, të dashurit e tyre që i humbën ata kaq dhunshëm dhe kaq para kohe dhe me të gjithë ata që luftojnë për jetën e tyre”,  thanë ata në një deklaratë më 6 janar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet

Autoritetet në Krimenë e aneksuar nga Rusia kanë shpallur një “situatë emergjente” në një përpjekje për të lehtësuar pasojat e sulmeve ajrore në rritje të...
08:45 | 27/06/2026

Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?

Në Serbi, gjermanët nganjëherë quhen Švabe, nga fjala gjermane Schëaben për banorët e rajonit historik të Shvabisë. Është një term disi i pasjellshëm, por jo...
08:32 | 27/06/2026

Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar

Në rrjetet sociale në Itali po qarkullon një meme i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, që tregon Giorgia Melonin duke bërë të gjitha gjërat që mund...
08:19 | 27/06/2026