Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një servisi celularësh.
Sipas uniformave blu, autori i dyshuar është një 18-vjeçar me inicialet R. M., i cili është arrestuar vetëm pak orë pas ngjarjes, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zbulimi”.
Nga hetimet rezulton se i riu, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e servisit, shtetasin me inicialet Xh. I., ka qëlluar dy herë me armë zjarri automatike në drejtim të biznesit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme të servisit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan menjëherë një operacion për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili u lokalizua rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes dhe u vu në pranga.
Gjatë kontrollit të zonës, policia gjeti dhe sekuestroi armën automatike të përdorur në sulm, si dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve hetimore.
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”