Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
\Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, i zhvilluar këtë të shtunë në zonat e Shoshit dhe Kelmendit. Gjatë operacionit u arrestuan dy persona, ndërsa u procedua penalisht kryeplaku i njërit prej fshatrave ku u zbuluan parcelat me kanabis.
Sipas njoftimit zyrtar, në fshatin Ndrejaj, njësia administrative Shosh, shërbimet e Policisë konstatuan 768 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në flagrancë u arrestua 53-vjeçari me inicialet P. M., i cili u kap në parcelën ku dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike. Gjatë kontrollit pranë banesës së tij u sekuestruan edhe 80 kubikë të dyshuar me fidanë cannabis sativa.
Ndërkohë, në fshatin Vukël të njësisë administrative Kelmend, u zbuluan 1.250 bimë të dyshuara cannabis sativa. Në afërsi të parcelës u arrestua në flagrancë 52-vjeçari A. Ç., i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Po ashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj kryeplakut të fshatit Vukël, shtetasit K. B., 65 vjeç.
Në total, gjatë operacionit u asgjësuan me djegie 2.098 bimë dhe fidanë të dyshuar kanabisi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh
OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)
- 18:15 “Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit
- 18:09 Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja
- 18:03 Pentagonit po i mbarojnë fondet, Trump i kërkon ndihmë Kongresit. Kushte nga demokratët