“4000 vende të lira në arsimin profesional”, Rama: Duhet infrastrukturë për më shumë

24 Nëntor 2023 | 10:46

Një reformë e ndërlikuar, por jetike për shoqërinë dhe zhvillimin e saj. Kështu e ka përshkruar kryeministri Edi Rama sistemin e arsimit profesional në Shqipëri.

Ai zhvilloi një takim me nxënës dhe drejtorë të zyrave arsimore ku theksoi se në këtë fazë të zhvillimit të vendit, prindërit duhet të kenë besim se kur e çojnë fëmijën në një shkollë profesionale ai do të marrë arsimin e duhur.

Për më tepër, Rama sqaroi se nëse aktualisht ka 4 mijë vende të lira, aq duhet të jetë dhe “thithja” e nxënësve, përndryshe duhet zhvilluar infrastruktura e nevojshme për të pritur më shumë.

“Është e rëndësishme të kuptohet që ne sot kemi mundësi ta adresojmë këtë situatë me më shumë agresivitet për shkak të faktit që kemi investuar në mënyrë të arsyeshme, ndoshta patjetër që duhet më shumë dhe më shumë do të bëjmë, por aktualisht nëse i nxisim dhe i shtyjmë nxënësit që në numra të konsiderueshëm të integrohen në sistemin e arsimit profesional e bëjmë pa merakun që do shkojnë në shkolla ku pastaj nuk do të mund të marrin arsimin e nevojshëm,” – u shpreh kryeministri.

“Nëse sot kemi rreth 4 mijë vende të lira në sistemin e arsimit profesional, ne duhet të thithim 4 mijë nxënës. Nevojat janë për shumë më tepër por nuk mund t’ju themi juve të shtyni shumë më tepër sepse do na duhet të kemi infrastrukturën për shumë më tepër,” – shtoi Rama.

Çdo nxënës i gjimnazeve që do t’i transferojë studimet në arsimin profesional mund ta bëjë këtë brenda 3 muajve nga nisja e vitit shkollor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026