41 persona po monitorohen për hantavirus në SHBA
14 Maj 2026 |
20:48
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC ka njoftuar të enjten se në Shtetet e Bashkuara aktualisht po monitorohen 41 persona për hantavirus. Mësohet se shumica e të cilëve duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin njerëzit gjatë periudhës 42-ditore të monitorimit.
“41 personat vijnë nga tre grupe kryesore”, tha Dr. David Fitter, menaxheri i incidenteve të CDC-së.
“Së pari, pasagjerët që u riatdhesuan së fundmi dhe tani ndodhen në Nebraska dhe Emory. Së dyti, pasagjerët që kishin lënë anijen dhe ishin kthyer në shtëpi para se të identifikohej shpërthimi. Dhe së treti, njerëzit që mund të kenë qenë të ekspozuar gjatë udhëtimit, konkretisht në fluturimet ku ishte i pranishëm një rast simptomatik”, shtoi ai.
Lajme të Sugjeruara
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë