420 raste me kancer kolorektal, Shosha: 40% vijnë vonë, shkak edhe mentaliteti

12 Dhjetor 2023 | 17:24

Numri i pacientëve të prekur nga kanceri i zorrës së trashë, po vjen në rritje nga viti në vit.

Kirurgia Lida Shosha jep alarmin se pacientët shkojnë vonë tek mjeku, atëherë kur sëmundja është e pamundur të trajtohet.

Mungesa e specialistëve dhe mentaliteti janë faktorët kryesorë që i çon vonë të sëmurët tek mjeku.

“Shumë pacientë jetojnë në zona rurale që nuk kanë asnjë lloj aksesi në shërbimin shëndetësor. Është fobia që njerëzit kanë ndaj ekzanimeve të zorrës së trashës, është akoma një lloj tabuje”, thotë doktoresha.

Po cilat janë shenjat që shfaq një person i prekur nga kanceri kolorektal.

“Shenjat kryesore janë dhimbjet e barkut, fryrjet e barkut, disa pacientë nuk dalin dot jashtë, disa kanë diarre dhe gjakderdhje, anoreksi, rënie në peshë. Pastaj ka një kategori shumë të vogël që nuk kanë fare simptoma”, shpjegoi Shosha.

Mosha mesatare e pacientëve të prekur nga ky kancer është 59 vjeç, ndërsa ka një incidencë më të shprehur  tek meshkujt. Mjekët referojnë se nuk ka një shkak të përcaktuar për kancerin kolorektal, por sigurisht ai favorizohet edhe nga stili i jetesës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026