44% e ndërmarrjeve të mesme dhe të mëdha kanë ndërmarrë aktivitete inovacioni

27 Maj 2026 | 18:58

Rreth 44% e ndërmarrjeve që operojnë në Shqipëri kanë përqafuar teknologjinë dhe inovacionin ne vitet 2022-2024. Rritja e aktiviteteve inovative ka ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave dhe në zgjerimin e punësimit. 

Në vitet 2022-2024, rezulton se 44% e ndërmarrjeve me 10 ose më shumë të punësuar kanë ndërmarrë aktivitete inovacioni. Në këtë kategori përfshihen ndërmarrjet që kanë prezantuar inovacione në produkte ose procese biznesi, si edhe ato që kanë pasur aktivitete inovative të papërfunduara ose të braktisura gjatë periudhës së vrojtuar.

Në rezultatet e publikuara nga INSTAT,  aktivitetet e Informacionit dhe Komunikacionit rezultojnë me nivelin më të lartë të inovacionit, ku 68% e ndërmarrjeve janë aktive në inovacion. Ndërmarrjet në aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit kanë rezultuar aktive në inovacion me 55,1%, ndërsa ndërmarrjet në aktivitetin e Energjisë elektrike, furnizimit me gaz, avull dhe ajër të kondicionuar kanë rezultuar aktive në inovacion me 45,0%

Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, aktiviteti i inovacionit rezultoi më i pranishëm në grupin e ndërmarrjeve të mëdha, me mbi 250 të punësuar, ku 66% e tyre kanë zhvilluar aktivitete inovative. Ndërkohë, ndërmarrjet e mesme, me 50-249 të punësuar, kanë rezultuar aktive në inovacion me 54,3%.

Rezultatet e vrojtimit tregojnë se rritja e aktiviteteve inovative ka ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave nga shitja dhe në zgjerimin e punësimit në ndërmarrje. Shitjet neto të realizuara nga ndërmarrjet aktive në inovacion janë rritur me 4 pikë përqindjeje. Në vitin 2024, këto shitje përbënin 62% të totalit të shitjeve neto të ndërmarrjeve të vrojtuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026