5 mijë udhëtarë hynë në portin e Durrësit, ankesa për çmimet
Këtë të hënë hynë në territorin shqiptar përmes portit më të madh në vend 4,700 udhëtarë dhe 2,800 automjete.
Kryesisht ata janë emigrantë që jetojnë në shtetin fqinj, Itali dhe që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet.
“Çdo vit vij, është toka jonë. Na mungon. Për të bërë pushime dhe për të parë prindërit, se i kemi këtu. Vendin tonë nuk e harrojmë se jemi shqiptarë e Shqipërinë e ka debulesë gjithkush, e sidomos ne që jemi jashtë shtetit”, shprehen ata.
Me qëllim përballimin e fluksit të lëvizjeve dhe përpunimin e shpejtë të pasagjerëve dhe automjeteve, porti po punon me 26 sportele.
Në këto kushte, e vetmja pakënaqësi e udhëtarëve mbeten çmimet.
“Çmimet janë mashalla, e kanë shtrenjtuar shumë. Kam paguar 85 euro. Ç’të them unë, për ne edhe mirë edhe keq”, thanë disa prej tyre.
Muajin që lamë pas 85,000 udhëtarë zgjodhën transportin detar dhe hynë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Portit të Durrësit.
Gjithashtu, autoriteti portual përpunoi dokumentacionet për 21,000 mjete në hyrje.
LEXONI GJITHASHTU
Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
Zbulohet arsenal armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari
- 11:09 Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
- 10:48 Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
- 10:41 Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
- 10:38 U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det
- 10:35 Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 10:13 Zjarret masive përfshijnë Spanjën, mbi 15 mijë hektarë të djegur (VIDEO)