5 ngjarje| Euro baraz me dollarin, kërkohen 5 vite vurg për shqiptarin në Shkup
- Euro barazohet me dollarin për herë të parë në 20 vite
Vlera e Euros dhe dollarit është barazuar për herë të parë në 20 vite, duke sinjalizuar se ekonomia europiane po i drejtohet një recesioni të thellë si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Sot 1 euro është baraz me 1 dollar. Ky ndryshim do të thotë se konsumatorët dhe kompanitë europiane do të paguajnë më shumë për shërbimet që importojnë dhe do të fitojnë më pak nga eksportet në tregje ndërkombëtare.
Lexoni për më shumë: Euro barazohet me dollarin për herë të parë në 20 vite

- PS-ja i rrëzoi dekretin për Butrintin, reagon Meta: Po shkelni Kushtetutën
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Partia Socialiste ktheu dekretin e tij, për ligjin e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta i ka kërkuar deputetëve që të mbrojnë Parkun e Butrintit dhe vlerat e trashëgimisë kulturore kombëtare.
Lexoni për më shumë: PS-ja i rrëzoi dekretin për Butrintin, reagon Meta: Po shkelni Kushtetutën

- Djali i Joe Biden kapet në video me drogë dhe eskorta
Një video virale e djalit të presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, po qarkullon në media.
Në video duket 52 vjeçari Hunter Biden nën shoqërinë e një prostitute duke konsumuar një substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë. Ky nuk është skandali i parë në të cilin është përfshirë djali i presidentit amerikan.
Lexoni për më shumë: Djali i Joe Biden kapet në video me drogë dhe eskorta

- Bullgaria i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut
Ministria e Jashtme e Bullgarisë i ka dërguar notë proteste ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, për shkak të protestave dhe parullave, që sipas këtij institucioni i janë drejtuar shtetit bullgar.
Përmes një deklarate, ministria e Jashtme bullgare shprehet e shqetësuar me situatën në Maqedoninë e Veriut, ku aktet dashakeqe po ndodhin teksa Sofja dhe Shkupi po përpiqen që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme përmes dialogut.
Lexoni për më shumë: Bullgaria i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut

- Shqiptari që mbrojti me armë hotelin në Shkup rrezikon 5 vite burg
Isuf Koka, shqiptari që qëlloi me armë zjarri në ajër për të mbrojtur hotelin e tij në Shkup, rrezikon 5 vite burg.
Koka do qëndrojë në paraburgim deri në procesin gjyqësor, ndërsa rrezikon deri në 5 vite burg për shkak të akuzës për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.
Lexoni për më shumë: Shqiptari që mbrojti me armë hotelin në Shkup rrezikon 5 vite burg
Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
“Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit
LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Një grup protestuesish futen te Politekniku
- 21:02 Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit
- 20:47 Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim
- 20:33 Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit
- 20:06 LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Një grup protestuesish futen te Politekniku
- 20:01 Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)