5 viktima nga tërmeti në Iran
Të paktën pesë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga një tërmet me magnitudë 6 ballë që tronditi Iranin jugor të shtunën herët, sipas një raporti fillestar nga agjencia shtetërore e lajmeve Irna.
Sipas televizionit shtetëror, 49 persona u plagosën në tre tërmete të njëpasnjëshme që tronditën provincën jugore të Hormozganit, duke përfshirë fshatin më të goditur Sayeh Khosh.
Tërmeti i parë ndodhi rreth orës 02:00 me magnitudë 6 ballë në një thellësi prej 16 km, sipas Institutit Sizmologjik të SHBA-së (USGS).
Ajo u pasua nga dy pasgoditje të tjera, dy orë më vonë, me magnitudë 5.7 dhe 6 ballë, në thellësinë 10 km.
Sipas pamjeve televizive, disa ndërtesa banimi u shembën në Sayeh Khosh dhe qyteti u zhyt në errësirë pas një ndërprerjeje të energjisë.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë pothuajse të përfunduara, tha Gjysmëhëna e Kuqe e vendit, cituar nga televizioni.
Irani është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Në vitin 2003, një tërmet me magnitudë 6.6 shkatërroi pjesërisht qytetin e Bam (jug-lindje) dhe vrau të paktën 31 mijë njerëz.
Por tërmeti më vdekjeprurës i Iranit ishte një magnitudë 7.4 në vitin 1990, duke vrarë 40 mijë njerëz në veri të vendit.
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 20:45 “I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
- 20:36 Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë