“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Sipas tij, gjatë ceremonive të varrimit për Ajatollah Ali Khamenei, “të gjithë udhëheqësit iranianë janë aty”, dhe SHBA-të mund t’i godasin me një sulm, por ai shton se nuk do ta bëjnë këtë, sepse “atëherë nuk do të kenë me kë të negociojnë”.
Trump tha se situata aktuale i jep SHBA-së një mundësi ushtarake, por një veprim i tillë do të prishte çdo kanal negociimi me Iranin.
Ai gjithashtu deklaroi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërkuar një takim me të në Shtëpinë e Bardhë, i cili mund të zhvillohet javën e ardhshme pas kthimit të tij nga Samiti i NATO-s.
“Po shkojmë shumë mirë. Ju e dini kush është shefi. Dhe ai e di kush është shefi”, tha Trump për Axios, duke iu referuar marrëdhënies së tij me Netanyahun.
Një zyrtar izraelit tha se data ende nuk është finalizuar dhe takimi mund të shtyhet për shkak të agjendës.
Nëse zhvillohet, do të jetë takimi i parë që nga shkurti, kur Netanyahu i paraqiti Trump një plan për Iranin në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas burimeve, në muajt e fundit ka pasur edhe tensione dhe dallime mes SHBA-së dhe Izraelit për mënyrën si duhet trajtuar Irani dhe lufta në rajon.
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
- 20:36 Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve