Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit

4 Korrik 2026 | 18:39

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka sulmuar sërish qeverinë izraelite, duke e quajtur atë të “varur nga lufta”, dhe duke e akuzuar për nxitjen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe për minimin e përpjekjeve për uljen e tensioneve përmes diplomacisë.

“Ne, nga ana jonë, kemi mbështetur dhe vazhdojmë të mbështesim çdo hap që do të kontribuojë në uljen e tensionit në rajonin tonë dhe zgjidhjen e problemeve përmes diplomacisë”, tha ai, duke shtuar se Ankaraja po monitoron “me vëmendje të veçantë” lëvizjet e qeverisë izraelite, të cilën e akuzon se synon të minojë konsensusin.

Presidenti turk foli për një “udhëheqje sioniste”, të cilën e përshkroi si një “grup kasaphanësh”, duke pretenduar se ajo e lidh mbijetesën e saj politike me vazhdimin e konflikteve në rajon, ndërsa vuri në dukje se “veçanërisht nuk i lë të qetë Libanin dhe Sirinë”.

“Nuk duhet të lejojmë që qeveria aktuale e Izraelit, e cila është e varur nga lufta, ta zhytë përsëri rajonin tonë gjeografik në erën e barutit dhe gjakut”, theksoi ai, duke nënvizuar se Turqia kërkon një rend rajonal ku të gjithë banorët, pavarësisht fesë, do të jetojnë në paqe dhe siguri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026

Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus

Mali Erebus është vullkani më jugor aktiv në Tokë, i vendosur në Ishullin Ross në Detin Ross, rreth 1,350 kilometra nga Poli Jugor Gjeografik. Ai...
18:37 | 04/07/2026

“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën

Deri pak muaj më parë, emri i Princeshës Maria Carolina të Siçilive Burbon-Dy ishte i njohur kryesisht në qarqet aristokratike evropiane, botën e modës dhe...
17:33 | 04/07/2026