50% më pak prodhim në Berat, prodhuesit e vajit të ullirit të pakënaqur me bilancin
Fermerët e fshatit Mbreshtan, në Berat, të njohur për frutikulturën, janë të pakënaqur me prodhimin e ullirit në mbyllje të këtij sezoni.
Thatësira që ka prekur këtë zonë gjatë periudhës së lulëzimit të ullirit, mungesa e fuqisë punëtore apo dhe cilësia e dobët e pesticideve ishin disa nga problematikat qe fermerët e kësaj zone u përballën gjatë këtij sezoni duke lënë të pa kënaqur ata por dhe pronarët e fabrikave te vajit të ullirit sipas të cilëve ky vit kishte 40 deri 50 % më pak prodhim se viti i kaluar
“Sezon shumë i mirë nuk ka qenë po 50 me 50 mund ta llogarisë unë për veten time, më shumë fermerët kanë problematikën e plehrave dhe pesticideve që nuk vijnë të siguruara dhe jo të kontrolluara, vete i bën spërkatjen ullirit ai nuk e jep efektin e merr tek ata po nuk e jep efektin sa duhet dhe si duhet”, thotë Feçor Zema, administrator i fabrikës së vajit.
“Problematikat për bujqësinë janë të shumta se mire ato të natyrës po janë dhe këto kështu që nuk ndërhyn dot me pesticidet, janë të vështira nuk i ndjekim dot, nuk e bën efektin e duhur”, shprehet Vangjel Ngjelo, fermer.
Mungesa e fuqisë punëtore ka detyruar fermerët të mbështeten tek familjarët e tyre për të nxjerrë në kohë prodhimin.
Mbreshtani dhe fshatrat e tjerë përreth tij numërojnë mbi 100 mijë rrënjë ulliri duke u kthyer në një nga burimet financiare të rëndësishme të fermerëve të kësaj zone.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vaji i ullirit të Dumresë/ Fermerët ankohen për çmimin dhe mungesën e punëtorëve
- Festa e Ujit të Bekuar, Spiropali i uron shërim të shpejtë kryepeshkopit Janullatos
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit