Java nis me reshje, në fundjavë mot i qëndrueshëm
Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha se kjo javë nis me mot të paqëndrueshëm ku të hënë dhe të martën do të ketë prezencë të reshjeve ndërsa nga e mërkura pritet një përmirësim i kushteve të motit.
Në intervistën e përjavshme me Euronews Albania ai tha se përmirësimi i të mërkurës do të zgjasë deri të enjten ndërkohë që dita e premte do të sjellë përsëri reshjet.
“Më pas, pasditja dhe mbrëmja e të shtunës, gjithashtu dhe dita e diel do të jenë kryesisht me mot të qëndrueshëm në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta,” – tha Osmani.
Sa i përket temperaturave, meteorologu tha se do të vijnë në rënie, ndërkohë që rritje e vlerave termike do të shënohet gjatë fundjavës.
Ndërkaq Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten me mot të paqëndrueshëm ndërsa vlerat termike pritet të ketë një rritje graduale.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta