55% e punonjësve të deklaruar në sektorin e ndërtimit me paga deri në 50 mijë lekë

22 Janar 2026 | 16:55

Pagat në sektorin e ndërtimit vijojnë të mbeten të përqendruara kryesisht në fashat e ulëta dhe të mesme. Të dhënat e fundit të tatimeve tregojnë se rreth 25% e punonjësve në ndërtim paguhen me paga mujore bruto nga 40 mijë deri në 50 mijë leke.

Në total, sektori i ndërtimit numëron 65 000 punonjës të deklaruar, ku shpërndarja e pagave tregon një prirje të qartë drejt niveleve relativisht të ulëta të kompensimit. Përveç fashës 40–50 mijë lekë, 18% e punonjësve rezultojnë të deklaruar me pagë fikse 40 mijë lekë, ndërsa 12% marrin paga nën 40 mijë lekë. Kjo do të thotë se mbi gjysmën e punonjësve në ndërtim paguhen me paga deri në 50 mijë lekë në muaj, një nivel që mbetet modest krahasuar me intensitetin e punës dhe rrezikun fizik që karakterizon këtë sektor.

Në fashat mbi 50 mijë lekë, pesha e punonjësve nis të bjerë. 22% paguhen nga 50 mijë deri në 70 mijë lekë, ndërsa 12% nga 70 mijë deri në 100 mijë lekë. Vetëm 10% e punonjësve në ndërtim përfitojnë paga mbi 100 mijë lekë, ku 3% janë në fashën 100–120 mijë lekë dhe 7% mbi 120 mijë lekë. Këto shifra tregojnë se pagat e larta mbeten të përqendruara në një pjesë relativisht të vogël të fuqisë punëtore, kryesisht në role të specializuara, teknike ose drejtuese.

Dominimi i pagave të ulëta lidhet ngushtë edhe me strukturën e aktiviteteve brenda sektorit. Rreth 40% e punonjësve janë të angazhuar në ndërtimin e ndërtesave rezidenciale dhe jo-rezidenciale, ndërsa një pjesë e konsiderueshme punon në punime të specializuara ndërtimi, instalime elektrike, hidraulike dhe punime përfundimtare. Këto aktivitete, shpesh shoqërohen me paga të deklaruara minimale ose pranë kufirit të pagës minimale, sidomos për punëtorët jo të kualifikuar ose sezonalë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)

Për disa minuta ka patur reshje breshëri në fshatrat Braçanj dhe Ziçisht të Devollit. Reshjet e breshërit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë...
14:45 | 24/07/2026

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026