Drejt çmimeve ‘OSCAR’, filmi i Bosnje-Hercegovinës ‘Quo vadis, Aida?’, nominuar si filmi i huaji më i mirë
Diversiteti dominon në nominimet për çmimet OSCAR, e kryesisht në kategorinë filmi i huaj më i mirë. Filmat duhet të jenë të prodhuar jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe duhet të jenë në gjuhë të huaj.
‘Another round’ garon për Danimarkën, një prodhim i regjisorit, Thomas Vinterberg i nominuar po ashtu për kategorinë Regjisori më i Mirë.
‘Better days’, prodhim nga Hong Kong me regji të Derek Tsang.
Ky film përqendrohet sesi bullizmi në shkollë u bë një fenomen në Kinë. Filmi u bë hit duke fituar gjithsej 230 milion dollarë amerikanë, duke i dhënë famë ndërkombëtare regjisorit të filmit Tsang.
‘Collective’ është një film nga Rumania me regji të Alexander Nanau. Kjo është hera e parë që një film nga Rumania nominohet në këtë event.
Dokumentari ‘Collective’ rikthehet në një klub nate në Bukuresh ku dhjetëra persona humbën jetën si rezultat i kujdesit të dobët spitalor. Filmi nga Alexander Nanau është nominuar gjithashtu si Filmi më i Mirë Dokumentar.
Filmi nga Tunisia ‘The man who sold his skin’ është po ashtu i nominuar në kategorinë Filmi më i Mirë i Huaj.
Filmi tregon për një refugjat sirian i cili e mbush trupin e tij me tatuazhe të realizuar nga një artist i famshëm. Vepra e gjallë e artit ekspozohet në një muze dhe njerëzit duan të blejnë veprën artistike. Kaouther Ben Hania është regjisorja e filmit.
I nominuar është edhe filmi nga Bosnje Hercegovina ‘Quo vadis, Aida?’ nga regjisorja Jasmila Zbanić. Filmi tregon historinë e një përkthyesi të Kombeve të Bashkuara dhe një ish mësuese e quajtur Aida e cila përpiqet të shpëtojë familjen e saj në kohën kur ushtria e republikës Srpska pushton Srebrenicën pak para se të kryhej edhe masakra e vitit 1995.
Fituesin e ‘OSCAR’ do ta mësojmë në natën e madhe të së dielës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nominimet për çmimet OSCAR, kryeson filmi ‘Mank’, nata e madhe transmetohet online në 25 prill
- Galeria ekspozon fondin, hapësire për të njohur formimin e artit pamor shqiptar
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona