Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.
Më tej bëhet me dije se dy të proceduarit kanë kanosur një gazetar në aksin Librazhd-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur këtë të premte rreth orës 14:00. Ngjarjen e ka raportuar vetë gazetari i cili ka deklaruar se është ndjerë i kanosur nga 33-vjeçari i identifikuar me inicialet R.T dhe 31-vjeçari me inicialet A.B.
“Elbasan/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë, kryen veprimet e para hetimore dhe nisën procedimin penal për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, ndaj shtetasve R. T., 33 vjeç, banues në Tiranë dhe A. B., 31 vjeç, banues në Librazhd.
Më datë 17.07.2026, rreth orës 14:00, në Sallën Operative të Policisë ka njoftuar shtetasi O. S., gazetar, i cili ka deklaruar se, gjatë lëvizjes në aksin rrugor Librazhd–Elbasan, është ndjerë i kanosur nga dy shtetas që udhëtonin me një automjet.
Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore dhe administrimit të provave, nisi procedimi penal ndaj dy shtetasve për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030