57 viktima për 1 javë, në pritje të dozave të vaksinës, Maqedonia e Veriut ashpërson masat
Afro 4500 të infektuar dhe 57 të vdekur janë shënuar vetëm gjatë javës së fundit në Maqedoninë e Veriut.
Këto statistika, por edhe fakti që nuk po respektohen masat, kanë shtyrë autoritetet në Maqedoninë e Veriut që të rivendosin orën policore nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit të ditës së ardhshme.
Gazetari i Euronews Albania Benjamin Arifi raportoi se sipas autoriteteve fajtori i rritjes së shpejtë i numrit të të infektuarve është përhapja e mutacionit britanik, por edhe mosrespektimi i masave, sidomos gjatë mbrëmjes së 8 marsit.
Ora policore do të nisë nga ora 22:00-5:00 të mëngjesit dhe sipas autoriteteve do të ndikojnë në zbutjen e numrit të infektimeve. Gjithashtu, është marrë masa për izolim të qytetarëve që vijnë nga vendet afrikane, me qëllim shmangien e përhapjes së mutacionit afrikan të COVID-19.
Maqedonia e Veriut gjendet në një situatë të vështirë edhe për shkak të mungesës së vaksinave për qytetarët, pasi deri tani ka arritur të sigurojë vaksina vetëm për punonjësit shëndetësor ndërsa është në pritje të mbi 2 milionë dozave të tjera nga Kina, Rusia, kompania Pfizer dhe AstraZeneca.
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta