57-vjeçari në Tiranë bie në gropën e ashensorit në Tiranë, ndërron jetë

2 Maj 2024 | 14:47

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Policia raporton se dyshohet se 57-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur, kur ka rënë në gropën e ashensorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

“Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026