6 mln $ për monitorim me satelit, shpallet fituese kompania amerikane

6 Shtator 2022 | 14:14

6 milionë dollarë do të harxhojë Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes për monitorimin e territorit me satelit për tre vite.

Autoriteti kontraktor ka shpallur fitues të këtij tenderi kompaninë amerikane “Satellogic USA” Inc me procedurën dialog konkurrues.

Sipas ligjit të prokurimin publik, kjo lloj procedure është konfidenciale për shkak se kompania nuk do të bëjë publike informacionin e dhënë,  përfshirë sekretet teknike ose tregtare dhe veçoritë konfidenciale të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje.

Për më tepër ky  tender i Agjencisë së Mbrojtjes Civile konsiderohet si kontratë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë , ndaj shumë informacione nuk bëhen publike si në rastet e kontratave të tjera.

Nga një kërkim i Euroneës Albania rezulton se kompania “Satellogic USA” Inc është e fokusar tek vëzhgimi i imazheve satelitore të tokës me qëllim nxitjen e një vendimmarrjeje më të mirë.

Ata thonë se duan të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve emergjente në botë siç është ushqimi, energjia dhe mënyrën si po ndryshon mjedisi.

Të gjitha këto  kërkojnë qasje më të madhe në imazhet satelitore me rezolucion të lartë dhe të dhëna të tjera thuhet në faqen e tyre zyrtare.

Ky tender i Agjencisë së Mbrojtjes Civile vjen në një kohë kur ky institucion është përballur më një situatë të vështirë me zjarret dhe me akuza të shumta politike për menaxhimin e saj.

Në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit thuhet se Agjencia e Mbrojtjes Civile është e paaftë për të vlerësuar këto lloj katastrofash dhe ka mungesë në mjete dhe burime njerëzore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026