6 të vdekur pas incidenteve në ndeshjen e Kupës së Afrikës

25 Janar 2022 | 10:03

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe dhjetëra tjerë janë plagosur si pasojë e shtypjes jashtë stadiumit të kryeqytetit të Kamerunit pak para se të niste ndeshja e futbollit për Kupën e Kombeve Afrikane.

Sipas televizionit shtetëror, ngjarja ndodhur më 24 janar në hyrje të Stadiumit Olembe, në kryeqytetin Jaundi, teksa turma ka tentuar të hyjë për të ndjekur ndeshjen mes ekipit kombëtar të Kamerunit dhe atij të Komoreve.

Transmetuesi kombëtar ka thënë se autoritetet dhe Konfederata e Futbollit Afrikan janë duke hetuar situatën dhe po tentojnë të kuptojnë më shumë hollësi.

“Federata Afrikane e Futbollit është në dijeni për incidentin e ndodhur në stadiumin ‘Olembe’ gjatë ndeshjes së vlefshme për Kupën e Afrikës mes Kamerunit dhe Komoreve, teksa jemi duke hetuar situatën e duke marrë sa më shumë detaje mbi atë që ka ndodhur. Jemi në komunikim konstant me qeverinë e Kamerunit dhe komitetin vendor organizativ”, thuhet në një komunikatë për shtyp.

Turneu i futbollit për Kupën e Afrikës ka nisur më 9 janar.

Pas interesimit të vogël në ndeshjet e para, autoritetet e Kamerunit kanë marrë masa për të nxitur shikuesit, duke hapur dyert e stadiumeve, duke ofruar transport të lirë, ashtu sikurse bileta falas.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026