6 vdekje dhe 2,590 raste me COVID-19 në Kosovë
Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 2,590 raste të reja.
Rastet pozitive kanë dalë pas testimit të 12,259 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 2.952 persona janë shëruar derisa 33,538 persona janë ende aktivë.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.
Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.
Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 806,268 persona apo 44 për qind e popullsisë.
Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.
Qeveria e Kosovës ka miratuar më 21 janar, masa të reja për luftim të pandemisë.
Sipas vendimit të Qeverisë, qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese.
Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë.
Kufizimi i qarkullimit do të aplikohet nga ora 22:00 deri në orën 05:00.
Bizneset e gastronomisë mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri më 21:00.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta