6 vdekje nga COVID-19 në Kosovë

1 Shkurt 2022 | 15:50

Gjashtë persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e coronavirusit dhe janë regjistruar 2,033 raste të reja të infektimeve.

Rezultatet dolën pas testimit të 10,087 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 20.15 për qind.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 3,329 persona janë shëruar derisa 32,906 janë raste aktive.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur që nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë dhënë mbi 1.7 milionë doza të vaksinës.

Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 805,802 persona.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026