6 viktima, mbi 2600 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri
Nga 9.485 testime për COVID-19, 2.670 persona rezultuan të infektuar. 6 persona humbën jetën duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 3.292.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 216.785 të shëruar në total, me 2.151 të shëruar vetëm në 24 orët e fundit.
Në gjithë vendin janë 24.105 të infektuar me COVID-19. Në spital janë 134 persona, nga ku 13 janë në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për vaksinim për çdo qytetar mbi 16 vjeç.
“Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku,” – thuhej në njoftim.
Për personat që janë vaksinuar me dozën e dytë para 6 muajve rekomandohet doza e tretë, në mënyrë që të shmanget përhapja e pandemisë dhe shtrimi në spitale.
“Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19,” – paralajmëroi ministria e Shëndetësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta