Dëmi ekonomik gjatë pandemisë, KLSH: 712 mln euro humbje në dogana, tatime, prona e shpenzime
Dëmi që institucionet shtetërore kanë shkaktuar në buxhet mbërriti në 712 milionë euro gjatë vitit 2020.
Gjetjet e publikuara në raportin vjetor të KLSH-së, ndahen në dy zëra, ku dëmi ekonomik i konstatuar nga parregullsi dhe shkelje financiare, që rezultoi në shumën totale 2,2 mld lekë ose 17.7 milionë euro.
Zëri i dytë është ai që lidhet me parregullsitë dhe paligjshmërie me efekte negative në të ardhura dhe shpenzime, ku dëmi vlerësohet në 86 mld lekë, ose 694.1 milionë euro.
KLSH parashikoi 145 auditime, prej të cilave evadoi 75, për shkak të pengesave nga pandemia, ku dëmi më i madh konstatohet, në përdorimin joeficent për shpenzime operative, shkelje në kontratat e pronave e koncesioneve, si dhe shkeljet në tatime e dogana.
Sipas KLSH, një zë i rëndësishëm janë edhe shkeljet e disiplinës buxhetore në likuidimin e faturave, për paga e shpenzime operative si dhe keqmenaxhimin e fondeve të programuara, i cili është shoqëruar me krijimin e detyrimeve të prapambetura.
Kontrolli i Lartë i shtetit konstaton, vlera e tyre detyrimeve të prapambetura është 24.4 miliardë lekë, ndryshe nga qeveria që i llogariti 17 miliardë lekë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit pretendon se borxhet që raportohen nga njësitë buxhetore nuk janë të sakta, pasi jashtë tyre janë lënë vendimet gjyqësore të formës së prerë për largimet e padrejta nga puna, vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar, si dhe mos-rimbursimi i TVSH.
Lexoni gjithashtu:
Raporti i KLSH për vitin 2020: 712 milionë euro dëm ekonomik
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta