English

61-vjeçarja humbi jetën nga infarkti, familjarët akuzojnë mjekët për pakujdesi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Familjarët e Tajana Dajko e cila ndërroi jetë në datën 14 gusht akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm.

- Advertisement -

Vajza e djali i të ndjerës thanë se vizitën e parë në shërbimin e urgjencës së spitalit të Korçës e kanë bërë paraditen e së mërkurës.

Sipas tyre dy mjeket kanë neglizhuar gjendjen e saj shëndetësore duke mos i ofruar shërbimin e duhur mjekësor por janë mjaftuar në gjëra të thjeshta.

“Në orën 10 të mëngjesit e çova në spital, i matën tensionin, i bënë një gjilpërë qetësuese dhe i thanë të ulej në stol, ku ndenji 20 minuta. U ngrit dhe vajti te dera ta maste prape tensionin, nuk ke nevojë, i tha, se ke ankth. E mora mamanë të shkoj në shtëpi, po më dhemb, tha në makinë. Në darkë i ra si të fikët, e çuam në spital prapë, atje ndërroi jetë. Akuzojmë vetëm doktorët, spitalet që kemi ne këtu në Shqipëri që i kemi copë copë. Vetëm lekë duan, korrupsion i gjallë është. Kërkoj të dalë e drejta. Nuk kanë bërë asgjë, po të kishin bërë nëna ime do ishte gjallë. Pse e mbajtën 24 orë në morg kur ishte vdekje natyrale? Unë do ta ndjek deri ditën e fundit të drejtën e mamasë sime”, tha Anil Dajko.

Policia e Korçës ka lajmëruar se ka referuar kallëzimin e familjarëve në prokurorinë e Korçës për dy mjeket shtetaset A. D. dhe G. R, ndërkohë që pritet vijimi i hetimeve. Nga ana tjetër familjarët bëjnë të ditur se kanë tashmë në dorën përgjigjen e ekspertizës mjeko ligjore që sipas tyre tregon se vdekja ishte natyrale

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?