62 mijë litra naftë kontrabandë, lihet në burg gjithë ekuipazhi i anijes libaneze

17 Janar 2023 | 15:21

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg të gjithë ekuipazhin e anijes libaneze të cilët u arrestuan për kontrabandë nafte.

Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Muhamed Arafe, 48 vjeç,  Ahmed Zantawi, 34 vjeç, Ahmet Abdurrabu, 32 vjeç, Said Nwegi, 38 vjeç, Muhamed Mahmut, 61 vjeç, Eshref Kahlife, 34 vjeç,  Islam Ashkar, 34 vjeç, Ali Hadad, 43 vjeç dhe Adil Badawi, 55 vjeç

Më 13 Janar në Durrës në kuadër të operacionit të koduar Geni, u arrestuan 13 persona ndërsa u sekuestruan 62.000 litra naftë të kontrabanduara, si dhe 2 mjete lundruese peshkarexha.

Në operacion u përfshinë shërbimet e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, në bashkëpunim me shërbimet e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, DVP Durrës, Delta Forcë, shërbimet e Nuklit Detar të GDF-së në Durrës, shërbimet e QNOD-së dhe roja bregdetare.

Si rezultat i koordinimit të shërbimeve u bë i mundur identifikimi i dy anijeve të peshkimit të cilat dyshohet se po realizonin këtë veprimtari të kundërligjshme, në det.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 2 anijet e peshkimit, konkretisht anijen shqiptare “Geni” dhe anijen libane “ABOBAKR 124”, të cilat në përfundim të veprimeve të para hetimore u sekuestuan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor dhe veprimet hetimore kanë zgjatur 48 orë, në det dhe në tokë. Gjatë operacionit u bllokuan 2 anijet dhe u arrestuan pjesëtarët e ekuipazheve të tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026