7 banka risk të lartë për pastrim parash, njëra transferoi paratë e politikanit

28 Qershor 2022 | 16:03

Asnjë nga bankat që operojnë në Shqipëri nuk klasifikohet me risk të ulët në fushën e pastrimit të parave.

Sipas vlerësimit që u është bërë 12 bankave të sistemit tonë nga Banka e Shqipërisë, rezulton se pjesa 7 kategorizohen me rrezik të lartë dhe 5 me të mesëm.

Ky raport është përkeqësuar krahasuar me një vit më parë, ku 7 banka klasifikoheshin me risk të mesëm dhe 5 me rrezik të lartë.

Banka e Shqipërisë ka ushtruar kontrolle në 2 banka bashkë me Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Të dhëna të siguruara nga Euronews Albania, tregojnë se në një rast, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka vendosur masë ndëshkimore me paralajmërim për mungesë vigjilence të transfertave të bizneseve me persona të ekspozuar politikisht dhe mungesë dokumentacioni për provimin e burimit të të ardhurave.

Me rrezik të lartë në fushën e pastrimit të parave rezultojnë edhe zyrat e këmbimit valutor. 119 nga 556 prej tyre kanë dalë me nivel të lartë rreziku.

Për 12 prej tyre Banka e Shqipërisë ka revokuar licencën dhe 26 janë ndëshkuar me gjobë.

Shqipëria është në listën gri të njësisë së Këshillit të Europës Moneyval sa i takon riskut të pastrimit të parave që prej vitit 2018.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026