7 dekada si tornitor, 85-vjeçari kërkon ta trashëgojë profesionin tek i biri
Edhe pse 85-vjeçar, ai vazhdon ende të punojë në torno. Shyqyri Andranji nga Korça është një ndër të paktët tornitorë që i ka mbetur këtij qyteti.
Këtë punë e nisi kur ishte 15 vjeç, e sot mosha nuk e ndal te vazhdojë pasionin e vet.
“Nuk jam penduar, jo, që në ’60-ën e deri në ’93-shin nuk e lëshova tornon nga dora, asnjë ditë pushim. Nga puna në punë, pa pushim fare. Që të bëja një muaj a dy muaj pushim, nuk ndodhte. Dola në pension po s’më rrihej, doja të punoja edhe sot e kësaj dite punoj, edhe pse jam 85 vjeç unë sërish punoj pa syze, kalibrin e njoh pa vështirësi fare”, tha ai.
“Mjeshtri i madh” i dekoruar nga sistemi i dikurshëm në torno, kërkon që këtë punë t’ia lërë trashëgimi edhe djalit të tij.
“Edhe djali e punon tornon, Ben edhe gjëra të imta, edhe qejfi im është ta përvetësojë akoma dhe me shumë edhe pse ai e punon mirë”
Teknologjia dhe koha ka bërë që tornitorët sot të numërohen me gishtat e dorës. Shyqyriu tregon se kjo ndodh edhe për shkak të vështirësisë që ka kjo punë.
Zanaçinj të rrallë si ky burrë mbajnë gjallë jo vetëm profesionin i cili po zhduket por edhe dashurinë e madhe për punën.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta