‘Shpirt në klarinetë’, mjeshtërit e veglës muzikore bëhen bashkë për publikun në Korçë

9 Tetor 2021 | 16:15

Mozarti, Bethoven, muzikë klasike e jazz janë luajtur në klarinetë në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

Një ide e Nexhildo Sulës, i cili ka bashkuar dy nga mjeshtërit e klarinetës si Aleks Xhelili dhe Fatos Qerimaj, duke i dhënë spektatorëve në Korçë një ndjesi tejet të veçantë nga koncertet muzikale të kaluara.

“Mendova të bëja bashkimin e instrumentistëve në klarinetë, pasi është një instrument që ndër shekuj ka prodhuar muzikë. Që në klasicizëm, romantizëm, impresionizëm, muzika jazz, gjithmonë është iniciatore kryesore e të gjitha muzikave të kohës,” – tha klarinetisti Sula.

Mjeshtërit e klarinetës tregojnë rëndësinë e këtij instrumenti në historinë e muzikës dje dhe sot, ndërkohë që sipas tyre shumë të rinj sot tërhiqen për studimin e klarinetës.

“Ky është një koncert i veçantë, tregon shpirtin e klarinetës. Ky instrument është i magjishëm, si rol hyn në të gjitha llojet e muzikës. Ka shumë pritshmëri për arsye se edhe sivjet unë pata dy nxënës që do vazhdojnë akademinë e arteve, që luajnë edhe muzikën klasike edhe popullore,” – tha mjeshtri i klarinetës Aleks Xhelili.

“Është një mbrëmje krejtësisht e veçantë, ka një ide të përcaktuar nga Nexhildo që ka ideuar këtë koncert. Njerëzit që studiojnë klarinetën janë duke u shumuar, kjo tregon qe klarineta është nga instrumentet tonë tradicionale që ka bërë zhvillimet e veta në historikun e saj. Në shkollë në universitetin e arteve vijnë studentë të talentuar që e duan klarinetën,” – u shpreh mjeshtri Fatos Qerimaj.

E përpos duartrokitjeve për muzikën botërore, në fund nuk mungoi as muzika tradicionale popullore shqiptare.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026