Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë

17 Korrik 2026 | 10:57

Edhe këtë vit çmimi i grurit për fermerët e fushës së Maliqit është shumë i ulët në krahasim me koston e prodhimit.

Sipas fermerëve në këto momente çmimi varion nga 26-27 lekë të reja, çmim i cili nuk mbulon shpenzimet e realizuara nga vet ata për një prej kulturave bazë bujqësore të fushës së dytë më të madhe në vend.

Më e vështirë situata paraqitet për ata fermerë të cilët nuk kanë kapacitete magazinimi të grurit ndaj e për këtë janë të detyruar ta shesin me çmim të ulët

Sipas tyre, e gjithë kjo situatë është krijuar edhe për shkak të mungesës së tregut.

“Tani me 27 lek shkon. Fabrikat e marrin me 27. Nuk është e favorshme, me këto çmime, korrje e transport i shtrenjtë. Nuk ka fitim. Me 27 lek nuk ka leverdi.”

“Këtë vit kemi patur 40 dylym grurë. Këtë vit 27 lek. Nuk është i favorshëm, ne po të llogaritim tokën me qera, plehrat, çmimi i naftës, ne dalim me humbje. Edhe magazinimi është kritike këtë vit. As furrat nuk e mbjellin. Nuk marrim dot djersën tonë e as e tregtojmë dot”, thanë fermerët.

Situatën e çmimeve të ulëta e pranon edhe përgjegjësi i sektorit të bujqësisë për bashkinë Maliq, Aurel Zenunllari, i cili shkon më tej kur thotë se situata bëhet me e vështirë për ata fermerë që kanë marrë toka me qera, pasi kostoja rritet akoma më shumë.

“Kërkesa është 27-28 lek për kg. Ky çmim nuk është i favorshëm për shkak të kostove të prodhimit, madje në tokat me qera nuk nxjerrin as kostot. Bëjnë përpjekje të gjejnë tregun sa më parë, ka fermere që duan ta shesin për arsye ekonomike. Me këtë çmim nuk besoj se ka ndonjë fitim, kostot kanë qenë të larta. Në zonat ku gruri u prek nga përmbytjet apo breshëri, them se është nën kosto”, tha Zenunllari.

Në qoftë se ne vitin 2025 në fushën e Maliqit u mbollën 4100 hektarë me grurë këtë vit janë 300 hektarë me pak, gjë e cila sipas fermerëve ka ardhur edhe për shkak të mungesës së tregut e çmimeve të ulëta të kësaj kulture bujqësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Janë vënë në pranga këtë të premte në Durrës dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim dhe tregtim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale,...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026