Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë prezantuar këtë të premte bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, në një konferencë të përbashkët për mediat.
Sipas drejtorit Vilson Bala, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 380 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 376, ose 98.94%. Janë proceduar 369 autorë, prej të cilëve 65 janë arrestuar ose ndaluar, 296 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 8 janë shpallur në kërkim.
Nga veprat penale të regjistruara, 87 kanë qenë krime kundër personit. Në qark janë shënuar 1 vrasje, 4 vrasje të mbetura në tentativë dhe 2 plagosje të rënda me dashje.
Në fushën e vjedhjeve janë evidentuar 13 raste, 12 prej të cilave janë zbuluar. Ndërkohë, në luftën kundër narkotikëve janë evidentuar 16 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, me 22 autorë të proceduar. Gjatë kontrolleve është zbuluar edhe një ambient në fshatin Vreshtas ku u gjetën dhjetëra bimë kanabisi në proces tharjeje, si dhe dy raste të tjera me fara cannabis sativa.
Policia bëri të ditur se gjatë muajve maj-qershor janë kapur 15 persona të shpallur në kërkim, ndërsa janë zhvilluar 8 operacione policore në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit, armëmbajtjes pa leje, vjedhjeve dhe kapjes së personave në kërkim. Si rezultat janë arrestuar 10 persona, 1 është proceduar në gjendje të lirë, 4 janë shpallur në kërkim dhe janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1 armë gjahu, rreth 5.5 kilogramë cannabis sativa, një sasi kokaine dhe sende të tjera që shërbenin për veprimtari kriminale.
Gjatë periudhës së analizuar janë evidentuar edhe 510 konflikte, 42 raste të dhunës në familje dhe janë trajtuar 44 raste me urdhër mbrojtjeje.
Sa i përket sigurisë rrugore, janë evidentuar 43 vepra penale, me 30 persona të arrestuar dhe 15 të proceduar në gjendje të lirë. Janë vendosur 8 460 masa administrative, janë pezulluar 45 leje drejtimi, janë sekuestruar 3 mjete dhe janë ndaluar administrativisht 6 të tjera.
Në qark janë regjistruar 18 aksidente rrugore me pasoja, ku kanë humbur jetën 5 persona, një është plagosur rëndë dhe 20 të tjerë kanë marrë dëmtime të lehta.
Në të njëjtën konferencë, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë prezantoi bilancin e punës në pikat kufitare dhe përgjatë vijës kufitare prej 228 kilometrash me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Gjatë muajve maj-qershor janë përpunuar 889 138 shtetas dhe 344 646 automjete, me një mesatare ditore prej 14 576 qytetarësh dhe 5 650 automjetesh. Fluksi më i lartë është regjistruar më 14 qershor, me 16 424 shtetas dhe 5 878 automjete në 24 orë.
Për sezonin turistik janë angazhuar 127 punonjës policie, ndërsa në vijën liqenore operojnë 15 efektivë, 13 patrulla ujore me jet ski dhe skaf, si dhe monitorim me dronë.
Në fushën e migracionit janë regjistruar 93 aplikime online për leje qëndrimi, janë miratuar 34 leje dhe 48 shtetas të huaj kanë aplikuar për leje biometrike. Gjithashtu janë trajtuar 47 emigrantë të parregullt, kryesisht nga Sudani, Egjipti dhe Maroku, ku 8 janë pajisur me urdhër dëbimi dhe 39 me urdhër largimi vullnetar.
Policia Kufitare referoi në Prokurori materiale për 43 vepra penale me 38 autorë, prej të cilëve 6 u arrestuan në flagrancë. Rastet përfshijnë kontrabandë në kufi, kalim të paligjshëm të kufirit, falsifikim dokumentesh, mosdeklarim të të hollave, trafik të paligjshëm dhe veprimtari të tjera kriminale.
Gjatë kontrolleve për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike janë kryer 1 997 kontrolle në territor, duke verifikuar 2 292 ambiente të hapura dhe 2 672 ambiente të mbyllura në vijën kufitare. Sipas Policisë Kufitare, deri më tani nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike në zonën kufitare të qarkut Korçë.
Drejtuesit e Policisë theksuan se prioritetet për muajt në vijim do të jenë garantimi i rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, lufta kundër kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, goditja e armëmbajtjes pa leje, parandalimi i aksidenteve rrugore dhe forcimi i kontrolleve në kufi dhe në hapësirat liqenore.
Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona