7 Marsi i një mësuesi në “izolim”, braktisi familjen për profesionin

Goran Jakulla
7 Mars 2023 | 14:19

Ekipi i Euronews Albania ka udhëtuar për afro 2 orë në këmbë për të shkuar drejt fshatit Panarit për t’u njohur me historinë e një mësuesi të ri, me sakrificën e tij dhe pasionin e madh për mësimdhënien.

Gjurmët e ujkut tregojnë se sa e vështirë dhe e rrezikshme është kjo zonë për të jetuar.

Por as kjo frikë nuk e mposhti Goran Jakullën, i cili këtë 7 Mars feston për herë të parë ditën e mësuesit. Mes maleve, në të ftohtë dhe me borën prezente në pjesën më të madhe të vitit, sakrifica dhe dëshira e Goranit për mësimdhënien është më e madhe se vështirësia.

“Unë kam 3 muaj që jam mësues në këtë fshat dhe është mundësia e parë që më është ofruar. Pa diskutim për shkak të largësisë se fshatit kam hezituar, por pasioni për këtë profesion së bashku me mirëkuptimin e të fejuarës time, bënë që të marr këtë vendim e të ushtroj profesionin e mësuesit në këtë fshat”, tregon ai.

Kushtet e këqija nuk e ndalën Goranin, edhe pse u detyrua shpesh herë të bënte kompromise me veten për hir të mësimdhënies.

“Ne fakt periudha e dimrit është e vështirë në këtë fshat për shkak të bllokimit të rrugës nga dëbora, kalon 1800 m mbi niveli e detit, dhe kam qëndruar javë të tëra pa shkuar në familje gjatë periudhës së dimrit. Është goxha e vështirë, por kam arritur ta përballoj”, shprehet i riu.

Në këtë 7 mars, Gorani nuk harron pa falënderuar ata që rritën profesionalisht.

“Për mua është 7 Marsi i parë, gjej rastin të uroj gëzuar këtë ditë mësuesit dhe mësuesit e pedagogët që kanë kontribuar në aspektet profesionale të miat”, thotë ai.

Shembullin e Goranit shumë pak mësues e ndjekin, por dëshira për t’u rritur profesionalisht duket se është më e madhe se vuajtja dhe peripecitë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026