7 të vdekur nga zjarri në një godinë banimi në Nice

18 Korrik 2024 | 11:01

Shtatë persona, duke përfshirë tre fëmijë, humbën jetën në një zjarr që shpërtheu mbrëmë në një ndërtesë në Nice, njoftoi ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanen.

Ai konfirmoi herët në mëngjes se në mesin e viktimave ishin edhe “tre fëmijë”, duke e cilësuar atë si një “tragjedi të tmerrshme”, shkruan e përditshmja “Figaro”.

Christian Estrosi, kryetari i bashkisë së Nicës, i kërkoi ministrit Dermanen që të mobilizojë forcat e sigurisë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe “të parandalojë ngjarjet e padëshiruara pas zjarrit tragjik”.

Ndërkohë, Prokuroria njoftoi se po shqyrton mundësinë që zjarri në lagjen Mullen të jetë pasojë e një “vepre të mundshme kriminale”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE

 Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllokun evropian, gjatë një...
19:39 | 10/07/2026

Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim

Lituania dhe Estonia kanë thënë se Kremlini ka përhapur pretendime të rreme në lidhje me dëbimet e rusishtfolësve nga shtetet baltike, në një përpjekje për...
19:34 | 10/07/2026

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026