70% e popullsisë me karta bankare/ Bankat emetuan 63 mijë copë në vitin 2023

25 Shkurt 2024 | 15:12

Banka e Shqipërisë ka publikuar treguesit zyrtarë të kartave të emetuara nga bankat e nivelit të dytë që janë aktualisht në qarkullim në vend. Sipas saj në harkun kohor të një viti, në Shqipëri janë hedhur në përdorim mbi 63 mijë k

arta të reja bankare, duke e çuar numrin total të tyre në 1.433.000, dhe me këto shifra, rritja vjetore mbërrin në 5%.

Një numër i tillë kartash mbulon me shërbime financiare mbi 70% të popullsie, në një kohë që numri i tyre parashikohet të rritet edhe këtë vit.

Sipas të dhënave, të gjitha kartat që qarkullojnë në vend kryejnë më shumë se një funksion, megjithëse ato dominohen tërësisht nga kartat e debitit, funksioni kryesor i të cilave janë kalimi i pagave dhe depozitimi apo tërheqja e parave nëpër bankomate.

Në fund të vitit 2023, rezulton se tregu vendas ka 1.241.000 karta debiti dhe 120 mijë krediti.

Në raport me kartat e debitit, kartat e kreditit janë shumë më fleksibël sa i përket funksioneve dhe mundësive të përdorimit të tyre, por rritja e tyre në treg duket e ngadaltë.

Në fund të vitit të shkuar ka hyrë në fuqi ligji për paisjen e qytetarëve me karta bazike, i cili pritet të rrisë më tej numrin e kartave në qarkullim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026