“Humbëm njerëzit e dashur” / Mis Ukraina flet për Euronews, tregon makthet e luftës

25 Shkurt 2024 | 13:02

Njëzet e katër shkurti i vitit 2022 solli në Evropë luftën, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Atë ditë, presidenti rus, Vladimir Putin, përmbushi një ambicie që e mohonte: dërgoi mbi 200.000 trupa përtej kufirit me Ukrainën.

Kur kanë kaluar dy vite luftë, Miss Ukraina 2022, Kateryna Bilyk ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku u shpreh se kanë humbur njerëz të dashur.

Ajo tha se momenti më prekës ka qenë vrasja e kushëririt të saj në moshën 22-vjeç, i cili kishte dalë në luftë kundër Rusisë.

“Vitin e kaluar me 29 dhjetor të 2023 dhe ishte mëngjes ku të gjithë pamë sulmet me dronë dhe bombardimet në Kiev. Shkova direkt në strehim. Mora një taksi dhe shoferi më tha se ishte dita që ai kishte humbur kushëririn e tij. Në momentin që më tregoi historinë qava. Shkova në farmaci për të blerë ilaçe për të pasi ai nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Për mua është dramatike kur përballem me humbjen që njerëzit e tjerë përjetojnë. Fatkeqësisht gjatë luftës kam humbur kushëririn tim që luftonte me forcat e Ukrainës,. U vra nga rusët në moshën 22-vjeçare. Kishte shumë dëshirë të kishte fëmijë”-theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026