“Në atë shtëpi ka një sekret”, eksperti: Çfarë zbuluan tabulatet e telefonave

24 Shkurt 2024 | 21:26

Pëllumb Meta 50 vjeç u vra nga djali i tij i madh, me planifikimin edhe të dy fëmijëve të tjerë dhe u varros në kasollen e bagëtive pranë shtëpisë.

Blerina Meta, gruaja e Pëllumb Metës, deklaroi në një intervistë ekskluzive për emisionin Review në Euronews Albania  se shkak i ngjarjes është bërë dhuna e vazhdueshme fizike dhe psikologjike që bashkëshorti ushtronte ndaj saj dhe fëmijëve.

Sipas ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuço ngjarja lidhet me arsye përtej atyre që kanë pohuar gruaja dhe fëmijët që kanë pranuar vrasjen e babait.

Sipas tij, në familjen e Pëllumb Metës fshihet një sekret i madh, një gjë shumë e rëndë, që nuk ka lidhje me asnjë nga versionet e dhëna nga gruaja dhe fëmijët e viktimës.

“Gjurmët e gishtave të gjendura në pistoletë zbuluan djalin si autor të krimit dhe sot ajo dosje është kopsitur. E vetmja gjë  që nuk është kopsitur është motivi i vërtetë. Në atë shtëpi ka një sekret që ende nuk është thënë nga askush, njëri thotë donte të më fejonte, tjetri thotë bëra fjalë, i bie të vrasim treçerekun e baballarëve. Është një gjë shumë e rëndë që ka shkuar deri aty, që t’i marrësh pistoletën babait që ishte në gjumë, ta zgjosh nga gjumi dhe ta qëllosh 4 herë, shumë agresive, shpagimi, nervozizmi. Po të ishte e planifikuar, djali ka ikur nga banesa, me idenë që çfarë do bëj tani, është kontaktuar nga ata brenda banesës, del nga tabulatet telefonike, që të mbarojnë atë që kanë nisur, kjo ngjarje nuk do shkoj në polici. Heqja e rrobave është bërë për të fshehur gjurmët”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026