“Na thoshte do ju vras, do ju djeg me benzinë”, Meta: I kam larë muret me gjakun tim

24 Shkurt 2024 | 20:37

Pëllumb Meta 50 vjeç u vra nga djali i tij i madh, me planifikimin edhe të dy fëmijëve të tjerë dhe u varros në kasollen e bagëtive pranë shtëpisë.

Ngjarja  e rëndë e zbuluar ditën e djeshme tronditi gjithë opinionin publik sidomos pasi u raportua se ishte vajza e vogël e familjes, 19 vjeçe ajo që e kreu krimin makabër.

Blerina Meta, bashkëshortja e viktimës tha në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania se ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e dhunës së vazhdueshme fizike dhe psikologjike që bashkëshorti ushtronte ndaj saj dhe ndaj fëmijëve.

Ajo tregoi se ai nuk pranonte kurrë të komunikonte me fëmijët, por për çdo gjë iu thoshe do t’ju vras do ju djeg me benzinë.

“Nuk kam bërë asnjëherë denoncim se kisha frikë nga ai njëri. Na ka mbajtur gjithmonë të shtypur, nga frika nuk shkonin as fëmijët që ta denonconin. Mua më kërcënonte dhe nëse ndonjë nga fëmijët më dilte në krah u thoshte do ju vras dhe do ju djeg të gjithëve, shkonte direkt në dhunë. Me mua e kishte të përditshme. Nuk e di sa herë i kam larë muret e shtëpisë me gjakun e kokës time”, tregoi ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026