Policia detaje nga krimi në Durrës, të atin e qëlloi djali, si bashkëpunoi me motrën

23 Shkurt 2024 | 18:20

Skënder Hita, drejtor i policisë së Durrësit tha në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje nga krimi i rëndë që ka ndodhur në Durrës, ku Pëllumb Meta 50-vjeç është gjetur i vrarë dhe i varrosur pranë shtëpisë së tij.

Ai tha se drejt të atit ka qëlluar me armë zjarri djali i tij i madh Hysen Meta, ku e përfshirë ka qenë dhe e motra e tij, 19-vjeçarja Hygerta Meta.

Mes tjerash ai tha se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për konflikte familjare, ndërsa tregoi se si lindën dyshimet që se pas zhdukjes së viktimës fshihet diçka tjetër.

“Po merremi me çdo rrethanë të mundshme të krimit. Nga veprimet hetimore që janë kryer dyshohet se djali i familjes ka kryer qitjen dhe ka qenë ekzekutori i të atit. E përfshirë ka qenë dhe 19-vjeçarja. Arsyeja ka qenë konfliktet familjare. Në momentin që kemi marrë kallëzimin ngritëm dyshimet tona, dhe  ngritëm grupet hetimore. Dyshuam se nuk ishte një humbje e rastësishme, por kishim të bënim me diçka tjetër. Është një ngjarja që dy fëmijët e kanë menduar dhe e kanë kryer si vrasje. Arma ishte pa leje”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026