Performanca artistike “Mu si ne”, një homazh për ata që kundërshtuan diktaturën
Ditët e Kujtesës 2024 vijojnë dhe këtë here me një performancë artistike në muzeun kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, frymëzuar nga jeta dhe vepra e qëndrestarëve të diktaturës.
Duke vënë përballë himnin e diktaturës me dënimet në mungesë lirie, një performancë e mbajtur në “Shtëpinë me Gjethe” solli në vëmendje veprat e atyre që qëndruan dhe u dënuan gjatë komunizmit.
Performanca artistike “MU SI NE” e klubit të dramës pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë ka bashkuar historitë e Musine Kokalarit, Sabiha Kasimatit, Genc Lekës, Vilson Blloshmit, Atë Zef Pllumit, Uran Kostrecit, klerikëve dhe dënimeve edhe pa gjyq që janë dhënë në diktaturë u sollën përmes interpretimit të të rinjve.
E mbajtur në “Shtëpinë me gjethe” në kuadër të Ditëve të Kujtesës, nën drejtimin e Erenestina Halilit për 1 orë u tregua jeta nën diktaturë mes këngëve për lavdi të sistemit komunist dhe dënimeve të pamëshirshme që ai jepte.
“Ishte një rrugë emocionale për të rinjtë besoj, sepse bashkë me tekstin letrar njohën edhe një pjesë të historisë së popullit shqiptar, atë pjesë të errët të cilën ne menduam ta prezantojmë në këtë buzë mbrëmjeje. Studentët e klubit të dramës patën mundësi të takojnë edhe kujtesa të gjalla, dy personalitete me të cilët ne punuam, Lek Tasi dhe Alma Liço. Ne përulemi me respekt, për dhimbjen e tyre, punën e tyre, kurajon e tyre dhe ngadhënjimin e tyre”,tha profesore Erenestina Halili.
“Ajo që pamë në këtë performancë është se gjithë format e artit, janë një mënyrë e mirë për të sjellë në vëmendje çështje të ndjeshme para shoqërisë që të krijojmë reflektim kritik dhe debat në shoqëri. E kjo është e rëndësishme për të kaluar e vështirë të vendit, është e rëndësishme po ashtu të sillet historia te të rinjtë”, tha Ruth Huber ambasadore e Zvicrës në Tiranë.
“Ishte shumë prekëse mbase disa prej jush nuk e kanë kuptuar gjithë konceptin, keni aty cv dhe biot e personaliteteve nga veprat e të cilave morëm pjesë. Moto e “Ditëve të kujtesës” sivjet është Kujtesa, kur dëshmitarët të mos jenë më dhe janë të rinjtë që do jenë”,-tha Jonila Godole drejtore e IDMC.
Shfaqja ishte perceptuar në dhomat e Muzeut Kombëtar të Përgjimit
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë