Ditët e Kujtesës 2024| “Kujtesa në të ardhmen: ruajtja e historisë pa dëshmitarë”
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë dhe Fondacioni Konrad Adenauer organizuan edicionin e 9-të të Ditëve të Kujtesës, që këtë vit organizohen në datat 20–26 shkurt 2024.
Aktiviteti i cili përkon me 33-vjetorin e rrëzimit të shtatores së të ish-diktatorit Enver Hoxha, nën moton “Kujtesa në të ardhmen: Ruajtja e historisë pa dëshmitarë”, synon të sjellë në vëmendje, sfidat e jashtëzakonshme të ruajtjes dhe të përcjelljes së historisë, kur dëshmitarët okularë sa vijnë e pakësohen, ndërsa nesër nuk do të jenë më.
Pjesë të ceremonisë ishin edhe përfaqësuesit e instituteve më të rëndësishme të cilat mbështesin nismën dhe kontributin e IDMC-së. Ceremonia u hap nga znj. Jonila Godole dhe u pasua nga fjala e ambasadorit Europian në Shqipëri Silvio Gonzato.
Eventin e përshëndeti edhe Lek Tasi, ish i përndjekuri politik i cili mes të tjerash thekson se lufta nuk ka pushuar asnjëherë.
Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” u shfaq gjithashtu dokumentari, “Stalini–jeta dhe vdekja e një diktatori” nga Martin Hübner, Jürgen & Daniel As.
LEXONI GJITHASHTU:
- Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës/ Viti 2023 shënoi numrin më të lartë të vizitorëve
- Muzeu i Dëshmisë e Kujtesës në Shkodër, 2023 shënoi numrin më të lartë të vizitorëve
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë