English

Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës/ Viti 2023 shënoi numrin më të lartë të vizitorëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës është ndër vendet e preferuara të turistëve që vizitojnë Shkodrën pasi mbart në brendësi pjesë shumë të rëndësishme të identitetit kombëtar, gjë e cila bën kureshtarë turistët.

- Advertisement -

Viti që u përmbyll ishte nga më të suksesshmit thotë drejtuesi i këtij muzeu Pjerin Mirdita.

“Ishte një vit i suksesshëm duhet thanë ku numri i vizitorëve ka qenë më i larti në krahasim me vitet e tjerat. Vizitorët kanë qenë kryesisht nga vendet e Europës. Shumë vizitorë që kanë ardhur nga vendet e Evropës perëndimore , Gjermania, Italia ,Franca gjithashtu dhe vizitorë të cilët vijnë nga evropa lindore”,-the Pjerin Mirdita, drejtues i muzeut.

Por çfarë i tërheq më shumë turistët drejtë këtij muzeu ?

“Ata befasohen Kur njihen me këtë muze pasi është i vetëm vend në Shqipëri që është i vendosur në një hapësirë autentike si ishte burgu i qytetit të Shkodrës. Jeni ndoshta në kontektstin e memorialeve të ndryshme që janë në Evropë kryesisht ato të luftës së dyte botërore , siç janë kampe të ndryshme të përqendrimit ai Aushvitch, Dakau , Mat’hausen , normalisht këtu jemi me përmasa krejt të tjerat por normalisht thelbi është ky , pra vendet e vuajtjes ti rikthehen për të treguar njerëzve sot, shoqërisë njerëzore sot , çfarë është në gjendje sot vete njeriu të bëjë”,-tha drejtori i muzeut.

A po bëhet sa duhet që të rinjtë të shkojnë drejtë këtij muzeu?

“Të rinjtë duhet të jemi në të rriturit që ti orientojmë dhe ti tërheqim. Janë të rinjtë dhe si çdo i ri normalisht dhe ne Kur ishim të ri, energjitë janë të kanalizuara në një drejtim të caktuar por duhet të jemi gjithmonë ne që duhet të jemi orientuesit e tyre.

“Ata kanë interes , shkollat e qytetit e vizitojnë këtë muze por jam I bindur që këta duhet të jenë politika kombëtarë dhe institucionale që  të ndodhin ashtu SI ndodh në shkollat evropiane , ku këto kurrikula janë pjese e orëve mësimore.”

Kryeministri Rama premtoi që shumë shpejt ky muzeu do i nënshtrohet një rikonstruktimi tërësor i cili pritet ti japë vëmendjen dhe rëndësinë që i takon këtij vendi që mbart në brendësi, historinë e errët të një rregjimi, më barbari në të gjithë Evropën.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?