Ligji për arbitrazhin/ Manja: Nxit investimet, shmang proceset e gjata gjyqësore
Ministria e Drejtësisë ka prezantuar sot ligjin për Arbitrazh. Ligji synon të zgjidhë mosmarrëveshjet e biznesit, ndërkohe qe Shqipëria ka mbi 170 milionë euro detyrime ne Arbitrazhin ndërkombëtar.
Për herë të parë Shqipëria do të ketë një ligj për arbitrazhin. Bizneset që kanë mosmarrëveshje me qeverinë, do të kenë mundësi t’i zgjidhin ato në Gjykatën Kombëtare të Arbitrazhit, duke mënjanuar proceset e zgjatura gjyqësore. Kuadri i ri ligjor ka për qëllim të krijoj lehtësi për marrjen e drejtësisë për zgjidhje të konflikteve duke shmangur burokracitë.
“Ligji i ri për Arbitrazhin është një nga ligjet më të rëndësishme që miratuam në 2023 dhe është një gur themeli drejt një sistemi ligjor modern. Miratimi i këtij ligji i pajis qytetarët me një hapësirë ligjore të re për të mos ndenjur pas dyerve të gjykatave, por për ta gjetur atë në pak kohë dhe me pak kosto”, Ulsi Manja.
Ministri i Drejtësisë shton se miratimi i këtij ligji do të hapë rrugë të reja edhe për mundësinë e investimeve të huaja në Shqipëri.
“Me garancinë për neutralitet dhe shmangien e burokracive të Arbitrazhit, ligji i do të lehtësojë edhe të bërit biznes në Shqipëri. Busulla jona ka qenë konsolidimi i vazhdueshëm i reformës në drejtësi në hartimin e këtij ligji. Ky instrument ligjor ofron një alternative reale dhe të besueshme të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve jashtë dyerve të gjykatës. Ky instrument do të marrë vërtet vlerë përmes punës të gjithsecilit prej nesh”,-tha Manja.
Shqipëria ka përvojë të hidhur me disa kompani të cilat kanë fituar çështje në arbitrazh, pasi ajo i detyrohet atyre sot 170 mln euro, shumë të cilën ministri Manja e ka anashkaluar në daljen e tij për shtyp.
LEOXNI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike