Ligji për të shmangur arbitrazhin, Manja: Bazohet në autonominë e palëve
Qeveria ka miratoi në mbledhjen e kësaj jave projektligjin për arbitrazhin. Ministri i Drejtësisë e konsideroi një projektligj që i jep mundësinë zgjidhjes së mosmarrëveshjeve duke u bazuar në autonominë e vullnetit të palëve.
Këshilli i Ministrave i ka dhënë dritën jeshile projektligjit për abritrazhin. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se ky projektligj synon të zgjidh mosmarrëveshjet tregtare mes palëve.
“Me këtë projektligj tashmë ne japim mundësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve qoftë mes shtetit dhe privatit, apo mes privatëve me njëri tjetrin duke u bazuar tërësisht në autonominë e vullnetit të palëve. Është një zgjidhje e shpejtë, eliminon formalitetet, por njëkohësisht përmbush dhe detyrimin që burojnë nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve tregtare”,-tha Ulsi Manja, Ministër i Drejtësisë
Qëllimi është shmangia e përtalljeve në Gjykatën e Arbitrazhit ku Shqipëria ka humbur disa gjyqe në vlera të mëdha me kompani private. Në këtë gjykatë janë më shumë se 10 procese, ku biznese të huaja që kanë paditur shtetin shqiptar për prishje të marrëveshjeve dhe kërkojnë dëmshpërblim.
Pak javë më parë, kryeministri Rama deklaroi se qeveria shqiptare po analizon mundësinë e daljes nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit pasi kjo e fundit i dha të drejtë biznesmenit italian Francesko Becchetti, ku Shqipëria detyrohet të paguajë 110 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh