“Politika ka futur hundët”, avokati flet për vrasjen e biznesmenit në Shëngjin
Avokati Idajet Beqiri,i ftuar në Euronews Albania tha se mendon se në ngjarjen e ndodhur mesditën e të mërkurës, ku u ekzekutua në lokalin e tij biznesmeni dhe eksponenti politik në Shëngjin Ardian Nikujal, “i ka futur hundët” politika.
Sipas tij politika në Shqipëri nuk e lë as policinë dhe as prokurorinë të bëjë punën e saj, por ndërhyn, ndaj sipas tij në këtë kohë zgjedhjesh, pavarësisht se si do dali rezultati i hetimit, nuk mund të mos mendohet që ngjarja ka lidhje me zgjedhjet.
“Problem kryesor është te fakti që si politika nuk e lë as policinë e shtetit dhe as prokurorinë që të merret me detyrën e saj ligjore dhe funksionale, por menjëherë futet politika dhe ajo bën edhe hetuesin edhe prokurorin edhe gjykatësin etj. Bën edhe drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve, se atje merren këto dëshmitë e penalitetit, megjithëse kjo është sekrete, sepse ka një kod, këta e nxjerrin edhe e hedhin në treg.
Në këtë aspekt më duket tepër e gabuar dhe një vazhdimësi në politikën shqiptare që kur ka situate zgjedhore çdo gjë që ndodh është politike, çdo vrasje do kthehet për përfitime kapitalesh politike, për të marrë ndonjë votë, apo edhe për të justifikuar humbjen, se humbën se na vranë. Kjo është e rrezikshme. Gjithsesi në momentin kur është bërë vrasja, jam i bindur 1000% që e ka future hundën politika, se jemi në kohë zgjedhjesh të pushtetit vendor”,-tha avokati Idajet Beqiri.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta